“Sekreti i ecjes përpara është të fillosh"
MARK TUEIN
Rreth meje
Prof.As.Dr. Izela Tahsini është psikoterapiste psikanalitike, e Çertifikuar nga Shoqata Europiane e Psikoterapisë dhe ushtron profesionin në mënyrë të pavarur.
​
Numri i Regjistrit të Shoqatës Europiane te Psikoterapisë (kliko)
​
Formimi profesional
-
Baçelor në Punë Sociale, 1997, Universiteti i Tiranës
-
Master në Punë Sociale, 2003, Universiteti i Tiranës
-
Diplomë Pasuniversitare në Psikoterapi, 2004, Universiteti i Shefild, Britani e Madhe
-
Çertifikata Europiane e Psikoterapisë, 2007, Shoqata Europiane e Psikoterapisë
-
Baçelor në Shkencën e Psikoterapisë, 2010, Universiteti Zigmund Frojd, Austri
-
Doktore Shkencash në Punë Sociale, 2011, Universiteti i Tiranës
-
Profesore e Asociuar, 2015, Universiteti i Tiranës
Eksperienca profesionale
Prof.As.Dr. Izela Tahsini ka eksperiencë mbi 20 vjeçare në këshillim dhe psikoterapi psikanalitike, dhe punon me klientë të rritur dhe adoleshentë, me nevoja dhe probleme diverse. Në fushën e psikoterapisë mban edhe diplomën Baçelor i Shkencave në Psikoterapi, dhënë nga Universiteti ‘Zigmund Frojd’ në Vienë. Është Presidente e Shoqatës Shqiptare të Psikoterapisë.
Gjithashtu, është këshilluese ndërkombëtare për disa organizata të asistencës për punonjësit, si dhe ofron supervizim individual dhe në grup për psikologë dhe psikoterapistë individualë, si dhe për stafin e një sërë organizatave në vend.
Që nga viti 2002, Prof.Asoc.Dr. Tahsini është pedagoge në Departamentin e Punës Sociale dhe Politikës Sociale, FSHS, UT. Në fushën e punës sociale mban gradën Doktore e Shkencave në Punë Sociale, dhe titullin e Profesores së Asociuar.
Shë rbimet
-
Vlerësim psikoterapeutik
-
Psikoterapi me të rriturit
-
Psikoterapi me adoleshentët
-
Supervizim profesional
-
Këshillim
-
Këshillim për prindërimin
-
Trajtim i çrregullimeve të ankthit, të humorit, të personalitetit, traumës, krizave jetësore, problemeve të marrëdhënieve, etj.
KONTAKTO
TEL/E-MAIL
Mund të lidheni me mua këtu, përmes telefonit, e-mailit, ose mediave sociale (LinkedIn, Facebook, Instagram.)
00355692055987; izelat@yahoo.com
ADRESA
Rruga Bulevardi Gjergj Fishta, Kulla Jeshile 1, Tiranë